Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Inter, fitorja e pestë radhazi. Strakosha fantastik, por nuk mjafton për Lazion

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 23:06 | Futboll
Inter, fitorja e pestë radhazi. Strakosha fantastik, por nuk mjafton

Interi e ka seriozisht. Zikaltrit mposhtën sonte Lazion me rezultatin 1-0, dhe janë gjithmonë e më shumë në krye të Serie A.

Pas një fillimi të ekuilibruar, në minutën e 23 D’ Ambrosio ndjek me zgjuarsi një kros perfekt të Biraghit, i cili luante ndeshjen e tij të parë, dhe surprizon mbrojtësin Jony dhe Strakoshën.

Goli e shndërron ndeshjen, dhe rezultati janë 10 minuta spektakolare ku Lazio ka të paktën 4 raste të pastra për të shënuar, ku Handanovic është vendimtar ndaj Correa (23’ dhe 35’), dhe Bastos por ku dhe Lukaku ka shansin për të dyfishuar.

Pjesa e parë mbyllet me djemtë e Simone Inzaghit që meritonin barazimin për rastet e krijuara.

https://www.youtube.com/watch?v=x5lcMOFQxJg

Në fillimin e pjesës së dytë, Interi fillon të administrojë rezultatin, ndërkohë që Lazio nuk arrin të paraqitet më aq shpesh në portën e Samir Handanovic, padyshim “heroi” i Interit në këtë ndeshje.

Por edhe kolegu i tij shqiptar është në superformë. Pritja e tij e dyfishtë në minutën e 59-të ndaj Sensit që gjendej vetëm përballë tij dhe Politanos pak sekonda më pas ishte vërtetë e mrekullueshme.  

Shumë pak ndodhi më vonë, me djemtë e Contes që mbrojtën fitoren e 5 radhazi në kampionat, ku gjithmonë  e më shumë kandidohen si rivalja kryesore e Juventusit.

 Ndërkohë, Napoli ra në mënyrë të befasishme në shtëpi ndaj Cagliarit, dhe Roma u fundos 2-0 nga Atalanta e mrekullirave të Gssperinit,  ndeshje ku mungoi mbrojtësi shqiptar Gjimshiti.

A2 CNN Livestream

Dita jonë