Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kapen 184 celularë kontrabandë në Rinas, vinin nga Stambolli

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 13:11 | Kronikë
Kapen 184 celularë kontrabandë në Rinas, vinin nga Stambolli

Një sasi prej 184 celularësh kontrabandë është kapur nga strukturat e Hetimit Doganor në bashkëpunim me Degën Doganore Rinas gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve.

Policia vuri në pranga shtetasin K.B. i cili kishte mbërritur në Rinas nga Stambolli.

Sasia e padeklaruar u sekuestrua dhe shtetasi i mësipërm u arrestua në flagrancë për veprën penale të "Kontrabandë me mallra të tjerë , parashikuar nga neni 174 i K.Penal.

Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë