Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Konsumi për ushqim, Eurostat: Shpenzojmë më shumë se vendet e tjera

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 20:57 | Ekonomi

Shqipëria shpenzon më shumë se të gjitha vendet e tjera për tu ushqyer. Sa më i zhvilluar të jetë një vend, aq më i ulët është ky tregues.

Të dhënat e Institutit Europian të Statistikave tregojnë se në vendin tonë, familjet shpenzojnë 44% të buxhetit të tyre mujor për ushqim, teksa pas nesh në rajon renditet Maqedonia e Veriut me 43.3% dhe Kosova me 40.%.

Ndërsa mesatarja e konsumit për ushqime në vendet e Bashkimit Europian është 16%. Ekspertët rekomandojnë disa masa për të rritur nivelin e jetesës dhe zbutur varfërinë.

“Për të ndryshuar këtë situatë, Qeveria duhet të kujdeset për të promovuar një rritje të qëndrueshme,  pra duke e thënë thjesht jo me nga shiu apo projektet e mëdha, por nga vendet e punës me vlerë të shtuar, që ofrojnë paga më të larta. Në momentin që kemi paga më të larta, të ardhurat mund të përdoren edhe në sektorë të tjerë nga ushqimi”, thotë kryeredaktorja e revistës Opinion, Ornela Liperi.   

https://www.youtube.com/watch?v=Sxvm1GeuB5c&feature=youtu.be

Për pedagogun Rezart Prifti, “edukimi është prioriteti i parë, sepse çdo lloj politike që vjen, i dyti është politika për tregun e lire, ky treg duhet të liberalizohet”.

Familjet shqiptare i sigurojnë pjesën më të madhe të të ardhurave nga puna. Pagat në Shqipëri konsiderohet relativisht të ulëta.

Sipas të dhënave zyrtare, paga minimale është e përcaktuar me ligj 26 mijë lekë, ndërsa paga mesatare bruto vlerësohet në 52 mijë lekë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë