Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Masakron motrën nga xhelozia, fajëson të dashurin e saj

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 12:33 | Bota

Një 22-vjeçare ruse akuzohet se ka masakruar motrën e saj 17-vjeçare nga xhelozia.

Elizaveta Dubrovina ka kaluar 3 vite në trajtim psikiatrik dhe tani do të dalë para gjyqit për të marrë dënimin. Nëse gjendet fajtore, rrezikon 25 vite burg.

Stefania u godit me thikë 189 herë në Shën Pjetërsburg. Elizaveta gjithmonë e ka mohuar vrasjen dhe akuzon për masakrën të dashurin 44-vjeçar të motrës së vogël, e cila u gjet e vdekur në apartamentin e tij.

Por, prokurori thotë se burri është dëshmitar dhe nuk ka asnjë dyshim për të.

Elizaveta, e cila ishte 19 vjeç kur kreu vrasjen makabër të motrës së saj, akuzohet për “vrasje në rrethana mizore”, pasi përveçse e ka goditur me thikë shumë herë, i ka nxjerrë sytë dhe i ka prerë edhe veshët motrës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë