Mënyra më e mirë për të pastruar pyllin? Një sharrë dhe një… helikopter

Nëse ke një pyll me pemë të larta 30 metra, si mund t’i pastrosh? Mund të përdoret një ekip profesionistësh me eksperiencë që të punojnë ditë e natë një javë. Por nëse ke vetëm një orë, mjafton një helikopter dhe një sharrë gjigante.

Është bërë virale video që tregon një kompani amerikane e quajtur Aerial Solutions  duke pastruar pyjet e Karolinës së Veriut, falë një teknikë rezultative aq sa dhe të “çmendur”.   

Konkretisht, një sharrë e gjatë elektrike e ndërtuar enkas është e lidhur me një kabllo manovrohet me vëmendje nga piloti i helikopteri, i cili jo vetëm pret degët e tejzgjatura të pemëve por kujdeset të shmang tensionin e lartë që ndodhet pak centimetra larg.

Shkarkoni aplikacionin e A2