Meta citon Trump: Nuk ka demokraci, pa sovranitet

E ndërsa klasa politike u zgjua sot me zhvillime të reja brenda saj, kreu i shtetit vjen me një mesazh që ka si referencë presidentin amerikan Donald Trump: “Nuk ka demokraci, pa sovranitet”.

Me këtë shprehje të Trump, presidenti Meta u duke të tregohej mbi palët, sot kur nga njëra anë opozita jashtëparlamentare u ul në tryezën për reformën zgjedhore, e nga ana tjetër kreu demokrat Basha dhe kryetarja e LSI Kryemadhi shigjetojnë si përgjegjës kryesor Kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij për kushtet e reja të Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave.

Në videon e postuar në rrjetet sociale, Presidenti Meta ndau një moment nga fjala e Trump, qe e cilësoi shumë domethënëse.

“Të dashur miq, E adhuroj këtë thënie të Presidentit Trump: “Nuk ka demokraci, pa sovranitet”, shkruan Meta.

Shkarkoni aplikacionin e A2