Mitsotakis takon Zaev: Kurrë nuk do ta firmosja Marrëveshjen e Prespës

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u takua me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis.

Në një deklaratë për shtyp nga zyra e Zaev bëhet me dije se Mitsotakis e siguroi kryeministrin për mbështetjen e Greqisë për anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Mitsotakis mësohet t’i ketë thënë Zaev se ai personalisht nuk do ta nënshkruante Marrëveshjen e Prespës, por ajo tashmë është pjesë e së drejtës ndërkombëtare dhe për këtë arsye Greqia duhet ta respektojë atë.

Shkarkoni aplikacionin e A2