Ndryshimet klimatike, OKB: Niveli i detrave rritet më shpejt nga se parashikohej

Niveli i detrave po rritet dhe shumë më shpejt nga se parashikohej për shkak të shkrirjes së akujve dhe akullnajave në Himalaje e Antarktidë. Peshkimi, një biznes që ushqen miliona persona, po tkurret.

Këto janë vetëm disa nga pasojat që emetimi i gazit ndotës ka sjellë tashmë përreth planetit, sipas një raporti të Panelit Ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Më shumë se 100 shkencëtarë nga 36 shtete punuan në këtë studim që tregon se bota ka kohë deri në vitin 2030 për të mbajtur ngrohjen globale poshtë 1.5 gradëve.

“Pjesa blu e planetit është në rrezik serioz, por vuan fyerje të shumta në disa drejtime të ndryshme. Është plotësisht faji ynë”, tha udhëheqësi i raportit Jean-Pierre Gattuso.

Ky është raporti i tretë special që është prodhuar nga Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike në 12 muajt e fundit dhe është me shqetësuesi nga të gjithë. Shkrirja e shpejtë e akujve jo vetëm që rrit nivelin e detit, por shton ndjeshëm dhe emetimet e karbonit. Ka një shpresë të vogël që pasojat të shmangen, por nevojiten ndërprerje të menjëhershme të emetimeve të gazit të karbonit. 

Shkarkoni aplikacionin e A2