Para derbit me Atletico-n, Real ruan kreun me rezervat

Real Madrid mori një fitore të rëndësishme, duke mposhtur 2-0 Osasuna-n, në luftën për titullin kampion, e duke i dhënë frymëmarrje trajnerit Zinedine Zidane, pas problemeve në javët e fundit.

Trajneri francez rrezikoi duke futur në fushë një skuadër me rezerva, ku mes titullarëve ishin vetëm Kroos dhe Ramos, por në fund u shpërblye pasi ishin pikërisht të rinjtë që realizuan golat e fitores. Në pjesën e parë Vinicius Jr. shënoi golin e epërsisë duke kombinuar bukur me Kroos për të lëshuar më pas një gjuajtja fantastike nga larg. Në pjesën e dytë Rodrygo vulosi fitoren pas një aksioni individual brenda në zonë. Edhe i riu tjetër, Luka Jovic, realizoi, por goli i tij u anulua nga sistemi VAR.

Në prag të sfidës së të shtunës kundër Atletico Madrid, Real ruan kreun me 14 pikë, ndërsa rivalët e qytetit ndjekin me një pikë më pak, pasi mposhtën 2-0 Mallorca-n.

Shkarkoni aplikacionin e A2