Paralajmërimi i ekspertëve, akullnaja në “Mont Blanc” po shembet, evakuohen turistët

Përditësuar më: 25/9/2019, ora 13:48
MB AKULLNAJA MONT BLANC frame 158 1024x576

Paralajmërimi i ekspertëve, akullnaja në “Mont Blanc” po shembet, evakuohen turistët

Përditësuar më: 25/9/2019, ora 13:48

Autoritetet italiane kanë mbyllur rrugët dhe evakuuan disa alpinistë, pas paralajmërimit të ekspertëve se akullnaja në “Mont Blanc” mund të shembet.

Rreth 250 mijë metër kub akull janë në rrezik dhe mund të shkëputen në çdo moment, bëjnë me dije zyrtarët. Kryebashkiaku i një qyteti aty pranë thotë se ngrohja globale po ndryshon pamjen dhe panoramën e malit.

“Mont Blanc”, ose thënë ndryshe Mali I Bardhë është pika më e lartë në Europën Perëndimore. Me 11 maja me lartësi mbi 4 mijë metra, mali që shtrihet mes Francës dhe Italisë tërheq qindra mijëra turistë çdo vit. Autoritetet italiane theksuan se një shembje e mundshme e akullnajës nuk prek zonat e banuara përreth malit.