PD në tryezën e Reformës Zgjedhore, propozon strukturë të posaçme

Opozita hodhi hapin e parë për t’u ulur në negociata me mazhorancën për reformën zgjedhore duke iu bashkuar tryezës së organizuar nga OSBE me temë “Të mohuar nga sistemi: ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”.

I pranishëm në këtë tryezë nga Partia Demokratike ishte Ivi Kaso i cili ishte ulur përkrah Damian Gjiknurit, për të cilin opozita ka kërkuar largimin nga bashkëdrejtimi i komisionit për reformën zgjedhore.

Kreu i OSBE, Borchard mori fjalën hapëse të këtij takimi duke falenderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen. Ai iu bëri thirrje palëve të heqin dorë nga bojkoti dhe të bëjnë propozime konkrete për reformën zgjedhore, e cila gjithashtu është një kusht për acancimin në rrugëtimin evropian.

Borchard siguroi edhe njëherë se OSBE dhe ODIHR do të vazhdojnë të ofrojnë ekspertizë për reformën zgjedhorë, por nuk mund të rekomandojnë sisteme specifike, pasi kjo është çështje e palëve të ulura në tryezë.

Edhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri rikonfirmoi angazhimin e mazhorancës për të qenë e hapur për të diskutuar sistemin zgjedhor. Sipas Gjiknurit, thelbi i kësaj reforme është gjithëpërfshirja.

Një ndërhyrje gjatë punimeve të tryezës ka pasur nga deputeti i opozitës, Kujtim Gjuzi i cili ka kërkuar nga organizatorët që Rudina Hajdari të flasë përpara përfaqësuesit të PD, Ivi Kaso, pasi është ajo që përfaqëson opozitën parlamentare.

Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso deklaroi në këtë tryezë se opozita e bashkuar është për një reformë të vërtetë zgjedhore, gjithëpërfshirëse dhe me një sistem që iu jep mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Sipas tij kjo reformën nuk mund të realizohet nga persona që janë subjekt i hetimeve penale, duke iu referuar këtu bashkëkryetarit të komisionit për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri.

Kaso prezantoi propozimin e opozitës së bashkuar për realizimin e reformës zgjedhore duke thënë se procesi duhet ndjekur nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë, një përfaqësues i PS dhe një i opozitës së bashkuar. Pas kësaj deklaratë, Ivi Kaso u largua nga tryeza.

“Opozita e bashkuar rithekson nevojën për një reformë të vërtetë zgjedhore që nuk mund të realizohet dhe zbatohet nga personat subjekt të hetimeve penale 184 dhe 339 janë në kushtet e konfliktit të interesit me zgjedhjet e lira dhe të ndershme si dhe me reformën e vërtetë zgjedhore. Diskutimet duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse. Komisioni ka individë që duhet të ishin në burg për krime elektorale. Procesi duhet të udhëhiqet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë OSBE-ODIHR, BE, SHBA dhe një nga parlamenti ilegjitim dhe një nga opozita e bashkuara”, deklaroi Kaso.

Bashkëkryetarja, nga ana e opozitës parlamentare, në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Rudina Hajdari deklaroi se kjo reformë ka qenë një kërkesë konstante e opozitës në Kuvend.

Ajo vlerësoi praninë e partive jashtëparlamentare në tryezë dhe tha se shpreson në një vullnet të sinqertë të tyre për realizimin e kësaj reforme.

“Reforma zgjedhore ka qenë një kërkesë konstante e deputetëve të opozitës në Kuvend dhe jam mirënjohëse që sot hapim siparin e këtij debati të madh kombëtar që do të kurorëzohet me një reformimin të thellë e të besueshëm të sistemit zgjedhor. Vlerësojmë në këtë tryezë praninë e përfaqësuesve të partive jashtëparlamentare dhe shpresoj në një vullnet të sinqertë të tyre për të dakordësuar bashkarisht hapat e mëtejshëm. Besojmë që reforma të jetë domethënëse ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse”, u shpreh Hajdari.

  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama flet për çështjen e negociatave: Kam komunikuar me Macron
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: E vërteta është ajo që kam thënë prej disa kohësh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kemi marrë një refuzim për të hapur mbrëmë negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Rruga jonë është e njëjta pa asnjë ndryshim
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Ato që kemi bërë deri tani janë për vendin
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Do të vazhdojmë me plotësimin e parakushteve
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Do plotësohet kërkesat për funksionimin e shtetit e institucioneve
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Kjo është një qasje interesash shumë më e madhe se ne
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Kjo është një qasje interesash shumë më e madhe se ne
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Dje konflikti u shpalos, kryeministri italian e cilësoi gabim historik
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Franca është në të drejtën e vetë të kërkojë ndryshimin e rregullave
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kancelarja ka bërë gjithçka që Këshilli mos përfundonte pa tekst
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Të vazhdojmë rrugën e nisur, nuk ka alternativë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria evropiane nuk është një nga planet
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Nuk shoh arsye t’i kërkoj parlamentit një mocion besimi
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Maqedonia ka 14 vjet që pret të hapë negociatat, ndryshoi dhe emrin
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Asnjëherë nuk ka qenë një opsion ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Procesi është bërë gjithnjë dhe më i vështirë dhe më kërkues
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Edi Rama: Macron ishte brutalisht i hapur për atë që tha
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Macron vuri në pikëpyetje të gjithë metodologjinë e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Në fazën që ne kërkojmë të hyjmë transferohet dija e BE
  • LAJMI I FUNDIT | Negociatat me BE, Edi Rama: Shtimi i bishtave nuk është korrekt
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Iu kërkova të thonë nëse duan ta mbyllin procesin e zgjerimit