Po e kushtëzuar, Zeneli: Nuk duhet lexuar si fitore e madhe, por duhet pritur si lajm i mirë

Bashkim Zeneli, ish-diplomat dhe ish-deputet i Parlamentit, i ftuar në studion e Ditari në A2, deklaroi se PO-ja e kushtëzuar nga grupet parlamentare të Bundestagut është “lajm shumë i mirë dhe i pritshëm për shqiptarët”.

“Nuk gjykohet në këto momente nëse detyrat janë bërë 100% ose jo. Rëndësi ka që hapet drita jeshile. Tani është detyra jonë të plotësojmë ato 9 kushte që Bundestagu nuk i kërkon për vete. Ne nuk mund të shkojmë në Evropë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Vendimi duhet lexuar jo si një fitore e madhe, pasi kemi vite që e presim, megjithatë duhet pritur si lajm i mirë edhe nga qeveria, edhe nga opozita. Një lajm që duhet të na vërë më shumë në binarë për të plotësuar detyrat”, tha Zeneli.

Ish-ambasadori theksoi se problemet e brendshme të BE-së nuk duhet të bëhen pengesë për integrimin e vendit tonë: “Nëse nuk hapen negociatat se Franca mendon se në fillim duhet të zgjidhen problemet që ka vetë Evropa, ato probleme janë në proces dhe mendoj se integrimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë lehtësim për Francën dhe BE-në. Sepse këto vende kanë aspiratë të kahershme për integrimin”.

Zeneli saktësoi se “Greqia nuk ka qenë kurrë pengesë për integrimin, madje nuk ka pasur pas vitit 2003 ndonjë samit më të suksesshëm dhe më të përgjegjshëm për integrimin e Ballkanit sesa Samiti i Selanikut”.

“Greqia ka ndjeshmëri për minoritetin, por gjendja e minoritetit nuk është aq sa për të penguar integrimin. Minoriteti grek ka gëzuar të drejta dhe ka pasur harmoni të jashtëzakonshme me popullin shqiptar”, theksoi Zeneli.

Në fund, Bashkim Zeneli tha: “Në këto momente duhet përgjegjësi politike dhe nuk duhet ekzaltim që Gjermania po e mbështet Shqipërinë, pasi Gjermania gjithmonë na ka mbështetur, por nuk na ka llastuar”.

  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Edi Rama në konferencë për shtyp
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama flet për çështjen e negociatave: Kam komunikuar me Macron
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: E vërteta është ajo që kam thënë prej disa kohësh
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kemi marrë një refuzim për të hapur mbrëmë negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Rruga jonë është e njëjta pa asnjë ndryshim
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Ato që kemi bërë deri tani janë për vendin
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Do të vazhdojmë me plotësimin e parakushteve
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Do plotësohet kërkesat për funksionimin e shtetit e institucioneve
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Kjo është një qasje interesash shumë më e madhe se ne
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Kjo është një qasje interesash shumë më e madhe se ne
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Dje konflikti u shpalos, kryeministri italian e cilësoi gabim historik
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Franca është në të drejtën e vetë të kërkojë ndryshimin e rregullave
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Kancelarja ka bërë gjithçka që Këshilli mos përfundonte pa tekst
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Të vazhdojmë rrugën e nisur, nuk ka alternativë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Shqipëria evropiane nuk është një nga planet
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Rama: Nuk shoh arsye t’i kërkoj parlamentit një mocion besimi
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Maqedonia ka 14 vjet që pret të hapë negociatat, ndryshoi dhe emrin
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Asnjëherë nuk ka qenë një opsion ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Procesi është bërë gjithnjë dhe më i vështirë dhe më kërkues
  • LAJMI I FUNDIT | Kryeministri Edi Rama: Macron ishte brutalisht i hapur për atë që tha
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Macron vuri në pikëpyetje të gjithë metodologjinë e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama: Në fazën që ne kërkojmë të hyjmë transferohet dija e BE
  • LAJMI I FUNDIT | Negociatat me BE, Edi Rama: Shtimi i bishtave nuk është korrekt
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Iu kërkova të thonë nëse duan ta mbyllin procesin e zgjerimit