Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Propozimi i opozitës, çfarë mendojnë ekspertët e zgjedhjeve?

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 20:30 | Politikë
Propozimi i opozitës, çfarë mendojnë ekspertët e

Fillim të dialogut politik e sheh eksperti i zgjedhjeve Afrim Krasniqi, tryezën e së mërkurës për Reformën Zgjedhore dhe propozimin konkret me të cilin Partia Demokratike u paraqit. “E shoh si një përpjekje të opozitës për të hyrë në sistem përmes mekanizmave që ka në dispozicion. Dhe mekanizmat janë përdorimi i faktorit ndërkombëtar si urë lidhëse dhe si mundësi për dialog politik jashtë Parlamentit”, thotë Krasniqi.

Pavarësisht se deri në arritjen e kompromisit do të ketë shumë vështirësi, sipas Ilirian Celibashit, ish-Ministër dhe ish-kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e rëndësishme është që palët të ulen në bisedime. “Të paktën të ulen dhe ta dëgjojnë njëra-tjetrën dhe pastaj të vendosin ashtu siç kanë interesat e tyre”, thotë Celibashi.

https://a2news.com/2019/09/25/reforma-zgjedhore-pd-propozon-strukture-te-re-tensionohet-opozita-parlamentare/

Në pritje që PD të detajojë propozimin e saj,  të dy ekspertët ndajnë idenë se kompromis duhet dhe brenda dy opozitave. “Vendimmarrja në fund fare do të jetë në Parlament. Opozita, duke qenë se nuk është në Parlament, është e detyruar të gjejë kompromis”, shprehet Krasniqi.

“Partia Demokratike përfaqëson një peshë të rëndësishme politike në skenën politike shqiptare dhe është e rëndësishme të jetë e përfshirë. Sikurse nga ana tjetër nuk mund të injorohen kontributet e anëtarëve aktualë të Parlamentit”, mendon Celibashi.

Krahas Reformës Zgjedhore, PD propozon të ndryshohet edhe ligji për partitë politike dhe referendumet.

https://a2news.com/2019/09/25/reforma-nga-nderkombetaret-borschard-nuk-jemi-ne-te-zgjedhurit-e-popullit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani