Propozimi i PD, opozita parlamentare braktis mbledhjen: Jemi të papërfaqësuar

Pas propozimit të Partisë Demokratike me anë të përfaqësuesit të saj Ivi Kaso për ta lënë në duart e ndërkombëtarëve procesin e reformës zgjedhore dhe të dy përfaqësuesve, një nga parlamenti dhe një nga opozita e bashkuar, reagoi ashpër dhe opozita e re që ndodhet aktualisht në Kuvend.

Sipas deputetit Myslim Murrizi, PS dhe PD po tentojnë të arrijnë një marrëveshje të re duke anashkaluar opozitën parlamentare. Ai deklaroi se votat e opozitës parlamentare për këtë propozim të ri, që tenton të anashkalojë komisionin e reformës zgjedhore, nuk do të jepen. Pas kësaj deputetët e opozitës në Kuvend u larguan nga tavolina.

“Doni të anashkaloni Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ju ftojmë që të gjeni votat me ata që doni të pajtoheni në hotel se ne 39 deputetë nënshkrues së asaj kërkesës që është thelbi i reformës zgjedhore po largohemi nga kjo tavolinë duke i kërkuar ndjesë ambasadorit të OSBE.  Nuk mundet të anashkalojë çdo individ që nuk e ka tagrin nga Kuvendi i Shqipërisë”, u shpreh Murrizi.

Shkarkoni aplikacionin e A2