Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Pakistan – A2

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Pakistan

Untitled collage 3 24 1100x620

Ka shkuar në 24 viktima dhe 450 të plagosur bilanci tragjik nga tërmeti i fuqishëm që goditi Pakistanin ditën e martë. Qindra banesa janë shkatërruar dhe dëme të mëdha u shënuan dhe në infrastrukturë.

Disa rruga janë çarë dhe 3 ura u shembën në qytetet Jhelum dhe Mirpur duke penguar dhe ndihmat për banorët e zonës. Sipas zyrtarëve lokalë situata është ende larg normales dhe ka ende banorë që qëndrojnë në çadra nga frika e ndonjë lëkundje tjetër.

Për t’iu ardhur në ndihmë banorëve është angazhuar dhe ushtria, pasi është e nevojshme riparimi i menjëhershëm i rrugëve të dëmtuara.