Shella: Nuk zgjidhet çështja e Gjykatës Kushtetuese pa u zgjidhur më parë ajo e Gjykatës së Lartë

Gerti Shella, drejtori i INFOCIP, u shpreh në studion e Ditari në A2 se “përpara Reformës në Drejtësi kemi pasur një eficencë më të lartë të Gjykatës së Lartë”.

“Nga 1425 vendime të marra nga Gjykata e Lartë në vitin 2015, në 2019 janë vetëm 12 vendime. Kjo është një rënie drastike e eficencës”, theksoi Shella.

Sipas tij, “në 5 vitet e fundit, Gjykata e Lartë ka gjykuar jashtë kushteve optimale” për shkak se u “përfshi në skandale siç ishte rasti i Admir Thanzës”.

Kur u pyet se çfarë ndodh nëse ngërçi në Gjykatën e Lartë do të vijojë dhe Gjykata Kushtetuese do të vazhdojë të mos jetë në këmbë, Shella u përgjigj: “Gjykata Kushtetuese me gjasë nuk do të jetë në këmbë për shkak se vetë Gjykata e Lartë është organ emërtese. Ajo nuk e ushtron dot funksionin e saj dhe për këtë arsye nuk mund të zgjidhet çështja e Gjykatës Kushtetuese pa u zgjidhur çështja e Gjykatës së Lartë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2