Si janë transformuar yjet e Baywatch 30 vite më pas? – A2

Si janë transformuar yjet e Baywatch 30 vite më pas?

Për shumë vetë, edhe në Shqipërinë e pas komunizmit, ishte seriali që më tepër pushtoi ekranet në vitet ’90. Skuadra me djem dhe vajza të bukur, të veshur me rroba banje të kuqe e që shpëtonin jetë njerëzisht në oqeanin Paqësor, por edhe ndërthurnin historitë e tyre jetësore me profesionin e rojës së plazhit.

Por si janë shndërruar sot, 30 vite më pas, yjet e Baywatch. Ata u bënë bashkë të martën në Santa Monica, Kaliforni, për të festua pikërisht këtë përvjetor të rëndësishëm për ta, edhe pse jo të gjithë kanë pasur një karrierë të jashtëzakonshme pas përfundimit të serialit që i bëri të famshëm.