Skandali më Ukrainën, demokratët nisin procedurat e shkarkimit të Trump

Pas muajsh presioni në rritje nga demokratët, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosy njoftoi nisjen e një hetimi zyrtar nëse presidenti duhet t’iu nënshtrohet procedurave të shkarkimit.

Dhoma e kontrolluar nga demokratët do të shqyrtojë nëse presidenti Trump ka kërkuar ndihmën e Ukrainës për të hedhur baltë mbi ish zv.presidentin Joe Biden dhe djalin e tij.

“Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka pranuar se ka folur me presidentin e një shteti të huaj, që është Ukraina, për diçka që do ta ndihmonte në zgjedhje. Kjo përbën shkelje të përgjegjësive kushtetuese”, tha Nancy Pelosi.

Në Dhomën e Përfaqësuesve të dominuar nga demokratët, thirrjet për “impeachment” gjejnë mbështetje të madhe, por me shumë gjasa procedurat do të bllokohen në Senatin e kontrolluar nga republikanët. Ky hap i madh i ndërmarrë nga Pelosi i hap rrugën një lufte të ashpër mes demokratëve dhe Presidentit para zgjedhjeve të 2020-tës.

Deri më tani Pelosi dhe zyrtarë të tjerë të lartë demokratë i kishin rezistuar thirrjeve nga brenda partisë për nisje të procedurave të shkarkimit. Por lidershipi u bashkua lidhur më çështjen, pas raportimeve se presidenti Donald Trump i kishte kërkuar në disa raste homologut ukrainas Volodimir Zelenskiy të hetonte për korrupsion rivalin politik Joe Biden dhe djalin e tij Hunter. 

  • LAJMI I FUNDIT | Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha flet për çështjen e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Që pas kushteve të Bundestagut u pa që nuk do kishte vendim pozitiv
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Kemi punuar fort për të bindur partnerët, falenderojmë Kancelaren
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Kushtet ishin 5 u bënë 9 pasi vendi po bën mbrapa
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Dy kushte të Bundestagut kanë të bëjnë me arrestimin e blerësve të votave
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Ka një përpjekje për ta shitur të sotme si një përplasje mes BE
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Vendi po sundohet shumë larg standardeve evropiane
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Franca e ndjen përditë problemin e azilkërkuesve shqiptarë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Numri i atyre që kërkojnë azil në raport me popullsinë më i larti
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Shumë gjëra nuk kanë gjetur pasqyrim në raportet e KE
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Në vend të plotësonim e Bundestagut, putheshim me Mogherinin
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Nuk hapen negociatat me propagandë, por me të vërteta
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Bundestagu tani e njeh gjendjen reale në Shqipëri shumë mirë
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Macron kërkon të verifikojë të vërtetat e Ballkanit
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Nuk shkohet në Evropë me Toyota Yaris
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Franca është e francezëve, jo e 5 oligarkëve
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: 20% e shqiptarëve ushqehen me lista
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: 70% e shqiptarëve i shpenzojnë të ardhurat për bukë