
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, u shpreh se përfshirja e opozitës në tryezën për Reformën Zgjedhore është e mirëpritur.
“E mirëpresim përfshirjen e udhëheqësve të opozitës në tryezën për Reformën Zgjedhore të thirrur nga OSBE”, shkroi Soreca në Twitter.
“Shqipëria ka nevojë për dialog për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për të kapërcyer situatën aktuale politike”, shtoi Soreca.