Topalli, mesazh Bashës: Nëse kritikon shefin, shpallesh armike

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është nderuar me çmimin e karrierës në Universitetin e Shkodrës. Në fjalimin e falenderimit, Topalli tha se është e habitur, pasi “kur bie nga pushteti nuk të japin çmime”.

“Unë isha mësuar që sistemi, edhe pse isha e para, hiqnin foton time nga tabela e nderit. As sot nuk ka ndërruar sistemi. Nëse kritikon shefin, shpallesh armike. Kurrë nuk e kam imagjinuar se do isha kryeparlamentare, por as në ëndërr nuk e kam imagjinuar se në liri do të kishte mungese përfaqesimi dhe djegie mandatesh”, tha Topalli.

“Më kanë hequr nga politika kur kisha për të dhënë më shumë. 4 persona mbajnë sot peng vendin, vetëm fëmijët tanë mund të sjellin ndryshimin. Do të ishte më mirë të iknin katër shahista, sesa të largohen shqiptarët nga vendi i tyre”, shtoi Topalli.

Shkarkoni aplikacionin e A2