Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tragjedia e boksierit bullgar, familjes i’u dorëzuan 400 euro dhe dy karta identiteti

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 15:41 | Sporte të tjera
Tragjedia e boksierit bullgar, familjes i’u dorëzuan 400 euro dhe dy

Tragjedia e djaloshit që duelonte në ring si boksier me një tjetër identitet, i ngjason një afere korrupsioni dhe dopingu. Prindërit e Boris Stançov akuzojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë trajnerin e djaloshit 21-vjeçar, Ventsislav Georgiev, i cili pas ngjarjes fatale u largua menjëherë nga Shqipëria.

“Trajneri na solli 400 euro dhe dy karta identiteti. E pyeta si është e mundur që djali im duelonte në ring me një tjetër emër. Mu përgjigj se nuk ishte në dijeni të kësaj çështje. Por, ai ishte trajneri i djalit tim, Boris dhe jo i Isus. Udhëtuan së bashku dhe trajneri e njeh boksierin që hipën në ring”, tha Simeonka Stanchov, e ëma e Boris Stanchov.

https://a2news.com/2019/09/24/shoku-i-boksierit-te-vdekur-ne-shkoder-trajneri-i-dha-nje-ampule-para-ndeshjes/

“E donte këtë sport dhe dëshironte të bëhej boksier profesionist. Më thoshte gjithmonë: babi do të jem i lumtur, nuk e imagjinon në çfarë niveli jam. Ëndërronte të bëhej si idhulli i tij, dy herë kampioni i Europës, Kubrat Pulev. Nuk besoj se në moshë aq të re do të përdorte substanca”, tregoi Alexander Stanchov, i ati i  Boris Stanchov.

Edhe Isus Velichkov, identiteti i të cilit përdorej nga kushëriri Boris në ring, komentoi ngjarjen dhe kërkon dënimin e përgjegjësve.

“Prej një viti, Borisi përdorte me emrin tim. Më siguroi se nuk kishte problem dhe trajneri e dinte. E bënte sepse nuk donte të kishte asnjë humbje në ring në emrin e tij. Pas kësaj tragjedie shoh shumë parregullsi. Si u sigurua licenca në emrin tim, kur nuk jam marrë asnjëherë me boks, por me futboll. Nuk ndihem në faj, nuk kam bërë asgjë. Tre-katër ditë para duelit Boris më erdhi në shtëpi, më mori kartën e identitetit dhe më tha se kur të kthehej do të festonim së bashku”, thotë një kushëri i boksierit.

https://a2news.com/2019/09/24/te-vdesesh-per-800-euro-mashtrimi-i-boksierit-bullgar/

Familja e boksierit që humbi jetën gjatë eventit në Shkodër konfirmoi se ka njoftuar policinë bullgare dhe çështja është nën hetim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë