Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Xhamia, kisha dhe sinagoga, pak metra nga njëra-tjetra

Nga A2 CNN
25 Shtator 2019, 22:27 | Lifestyle

Abu Dhabi ka zbuluar planet për ndërtimin e një kompleksi fetar ku në pak metra distancë do të ndërtohen një xhami, një kishë dhe një sinagogë.

Dizajni për atë që është quajtur “Shtëpia e Familjes Abrahamike” tregon se si të tre ndërtesat janë vendosur përballë njëra-tjetrës, në një kopsht të gjelbëruar në ishullin Saadiyat në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ideatorët shpresojnë që kompleksi të shndërrohet në një qendër të mirëkuptimit dhe paqes në një rajon ku shpesh konfliktet fetare kanë qenë shqetësues. Plani është që kompleksi të ketë përfunduar brenda vitit 2022 dhe në të të organizohen samite ndërkombëtare përveç se shërbesat e përditshme fetare.

Projekti është frymëzuar nga vizita historike e Papa Françeskut në Emiratet e Bashkuara Arabe në fillim të vitit, ku ai bashkë me një klerik të lartë mysliman nënshkruan një deklaratë të përbashkët për vëllazërinë njerëzore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu