Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Aksioni i opozitës, PD mbledh Kryesinë dhe ish-grupin kuvendor

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 15:12 | Politikë
Aksioni i opozitës, PD mbledh Kryesinë dhe ish-grupin kuvendor

Partia Demokratike pritet të zhvillojë të dielën një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe ish-grupit parlamentar.

Mbledhja është thirrur në orën 11:00 dhe është e para e këtij sezoni të ri politik. Në fokus të mbledhjes pritet të jetë platforma mbi të cilën po punon PD për zgjidhjen e krizës.

https://a2news.com/2019/09/26/grida-duma-nderkombetaret-legjitimuan-kauzen-e-pd-jemi-prane-gares-elektorale/

Prej ditësh, demokratët po punojnë mbi dokumetntin që përmban propozimet për Reformën Zgjedhore, drejtësinë e pavarur dhe atë që njihet si paketa antimafia, e që në thelb godet kontratat koncesionare të qeverisë.

Në mbledhje pritet të ketë diskutime veçanërisht për Reformën Zgjedhore, në kushtet kur PD propozoi një strukturë të posaçme për reformën, por kryeministri Edi Rama e refuzoi atë. 

https://a2news.com/2019/09/25/reforma-zgjedhore-pd-propozon-strukture-te-re-tensionohet-opozita-parlamentare/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani