Allegri drejt Londrës, finalisti i Champions e ka në krye të listës

Edhe pse sezonin e kaluar ishin në finale të Champions League, Tottenham nuk e ka nisur aspak mirë këtë sezon në Premier League dhe pozita e trajnerit Pochettino ka nisur të lëkundet, ndërsa emri i Massimiliano Allegri-t është i pari në listën e “Spurs”.

Allegri e ka shprehur shpesh se dëshiron të drejtojë një skuadër jashtë Italisë dhe londinezët duket se janë të duhurit edhe sa i përket situatës aktuale që po kalojnë, shkruan “The Sun”.

Tottenham u eliminua nga Kupa e Ligës me penallti nga Colchester, ndërsa në Premier League mban vetëm vendin e shtatë dhe për herë të parë e ardhmja e Pochettino-s është vënë në diskutim.

Edhe pse trajneri që e mbylli sezonin e kaluar si kampion i Italisë është në krye të listës së skuadrës londineze, Tottenham nuk është një skuadër që e ndryshon shpesh trajnerin dhe tashmë mbetet për t’u parë se si do të jetë ecuria e “Spurs” në vazhdim e më pas nëse Allegri do të pranojë të vazhdojë karrierën në Premier League, një kampionat që ka tërhequr shumë trajnerë italiane gjatë viteve të fundit.

Shkarkoni aplikacionin e A2