Babica e Vlorës pa ujë, banorët: Uji vjen një herë në javë dhe nuk është i pijshëm

Bidona në ballkone, depozita dhe fuçi që grumbullojnë ujin, është panorama që shikon thuajse në 300 banesat e fshatit Babicë të Vlorës.

Vetëm 3 km larg qytetit turistik, Babica përjeton kushte mesjetare sa i takon ujit të pijshëm. Banorët shprehen se uji vjen në çezmat e tyre 30 deri në 60 minuta dhe jo përditë, por një herë në dy apo tre ditë.

Akoma më shqetësuese situata bëhet në stinën e verës kur uji, sipas banorëve, iu mungon për ditë të tera me radhë, duke iu lënë si opsionin e vetëm mbushjen e ujit në lumin e fshatit, si në kohërat e lashta.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 3 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 141 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 72 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 116 persona në spital, 20 në terapi intensive, 4 të intubuar