Bullgarja Georgieva, drejtoresha e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Bullgarja Kristalina Georgieva u emërua ditën e djeshme si drejtoresha e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar, e para drejtuese e organizatës të përbërë nga 189 vende të botës që nuk ka lindur në një vend perëndimor, siç ka qenë gjithmonë tradita.

Georgieva nuk është një emër i panjohur, madje ka mbajtur poste tejet të rëndësishme gjatë karrierës së saj.  E formuar fillimisht në Sofje, Georgieva më pas u specializua në universitetet më të njohura në botë, duke filluar nga London School of Economics dhe MIT.

Karrierën e filloi në Bankën Botërore, ku ka ngjitur të gjitha shkallët hierarkike duke kulmuar në rolin e Presidentes në detyrë, në pritje të kandidatit amerikan që drejton gjithmonë atë institucion, ndërkohë që FMN drejtohet gjithmonë nga një europian.    

Georgieva ka qenë edhe komisionere e Bashkimit Europian, pikërisht për Emergjencat dhe Menaxhimin  e Krizave. Bullgarja do të marri drejtimin e organizatës prestigjioze në 1 tetor.

Shkarkoni aplikacionin e A2