Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

De Niro, Pacino dhe Scorsese, bashkë në një film të ri në Netflix

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 18:03 | Showbiz

Robert De Niro dhe Al Pacino rikthehen bashkë me regjisorin Martin Scorsese në filmin e ri, “The Irishman” – “Irlandezi”. Filmi, në të cilin luan edhe aktori tjetër i famshëm Joe Pesci, është bazuar mboi jetën e Frank Sheeran, një vrasës me pagesë që ka punuar me disa prej figurave më famëkeqe të botës së krimit në Amerikën e shekullit XX.

Filmi flet për një prej mistereve më të mëdha të pazgjidhura në historinë amerikane, zhdukjen e sindikalistit Jimmy Hoffa (të luajtur nga Pacino) dhe zbulon tunelet e fshehta të krimit të organizuar, rivalitetet dhe lidhjet me politikën. Në një libër botuar nga Charles Brandt në vitin 2004, pretendohet se Sheeran, në shtratin e vdekjes, pranon se e ka vrarë ai Hoffa-n.

Traileri i filmit u publikua këtë të enjte nga Netflix, pak ditë para se të shfaqet për herë të parë në Festivalin e Filmit në Nju Jork, më 27 shtator. Ai do të shfaqet për pak kohë në kinema duke nisur nga 1 nëntori, ndërsa do të mund të shihet në Netflix duke nisur nga 27 nëntori.

Ky është bashkëpunimi i nëntë mes De Niro-s dhe Scorsese-s dhe i pari që prej filmit ikonë “Casino” në vitin 1995. Është filmi i katërt ku luajnë bashkë De Niro dhe Pacino (pas “The Godfather Part II”, “Heat” dhe “Righteous Kill”), i pesti ku luajnë bashkë De Niro dhe Pesci (pas “Raging Bull”, “Once Upon a Time in America”, “Goodfellas” dhe “Casino”), dhe i pari ku Pacino luan në një film të drejtuar ng Scorsese.

https://youtu.be/WHXxVmeGQUc

A2 CNN Livestream

Dita jonë