Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani luhet me drita

Ethet e derbit Tirana-Partizani pushtojnë këtë të diel kryeqytetin. Dy rivalët e përjetshëm të futbollit shqiptar përballen në javën e gjashtë në Kategorisë Superiore, por jo në orën 16:00 sikurse ishte parashikuar.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se pas marrjes së garancisë nga OSHEE, superpërballja mund të zhvillohet nën ndriçimin e stadiumit, ndaj ndeshja është shtyrë për në orën 19:00.

E gjithë kjo pasiguri vjen si pasojë, e ndërprerjes së energjisë, në disa raste gjatë javëve të fundit, çka ka sjellë pezullimin e ndeshjeve për minuta të tëra.

Shkarkoni aplikacionin e A2