Derbi nis nga presidentët, Demi e Halili hedhin sfidën

Nga ultimatumi për trajnerin, te optimizmi se Partizani do të vazhdojë ecurinë e mirë në duelet direkte ndaj rivalëve të përjetshëm të Tiranës.

Përpara kamerave, Presidenti Gazment Demi shfaqet si gjithmonë i matur, edhe pse nuk lëkundet nga qëndrimi i tij në periudhën kur mori drejtimin e klubit, se me të në krye të kuqtë nuk do të humbasin asnjë derbi.

“Shpresojmë që të na ecë fati te goli. Nuk jam i zhgënjyer sepse 3 pikë mbrapa ekipeve të vendit të parë jemi. Nuk është me patjetër fitorja sepse jemi në fillim. Këtë sezon mund të kemi 6 derbi. Partizani ka treguar se nuk përulet kollaj në derbi, eksperiencën e ka krijuar. Më bëhet qejfi që edhe Tirana është lart. Do të jetë një ndeshje e bukur. Shpresoj që ta fitojë prapë Partizani”, tha Demi.

Ndryshe nga sezonet e kaluara, situata ka ndryshuar. Tirana është kryesuese, ndërsa Partizani në vështirësi. Kjo duket arsyeja përse Presidenti i bardhebluve, Refik Halili beson se ky është momenti ideal për të thyer mallkimin që zgjat prej shkurtit 2014.

“Do ta marrim si një ndeshje të radhës. Patjetër që është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe shpresojmë që të jetë fair-play dhe të dalim me fitore. Kam besim te çunat”, deklaroi Halili.

Derbi numër 154 ndërmjet Tiranës dhe Partizanit do të luhet këtë të diel, prej orës 19:00.

Shkarkoni aplikacionin e A2