Frikë në metron e Romës, i riu plagos rëndë rojen dhe vetëvritet

Një episod i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Romë, aty ku një i ri për arsyeje ende të panjohura ka plagosur rëndë një roje të strukturës, i ka marrë pistoletën dhe më pas është vetëvrarë në një nga galeritë e metrosë B.

I riu 18-vjeçar, me origjinë nga Afrika e Veriut, fillimisht ka goditur disa herë me thikë rojën 55-vjeçare, dhe më pas i ka vjedhur atij pistoletën e shërbimit.

Në mes të kaosit të gjeneruar tek personat e shumtë të pranishëm në stacionin Tiburtina, në një orar kur të gjithë kthehen nga puna, i riu fillimisht u fsheh në një nga galeritë dhe më pas vrau veten me pistoletën.  

Shkarkoni aplikacionin e A2