Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Grida Duma: Luajaliteti është vlerë, por PD nuk duhet të përjashtojë asnjë kontribues

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 10:22 | Politikë
Grida Duma: Luajaliteti është vlerë, por PD nuk duhet të

Grida Duma, nga Partia Demokratike, ishte e ftuar mëngjesin e së enjtes në “Dita Jonë”. Teksa foli për situatën aktuale politike në vend, ajo theksoi se tashmë ndërkombëtarët e kanë legjitimuar djegien e mandateve nga opozita.

Grida Duma u pyet edhe për një marrëveshje të mundshme Rama-Basha, por tha se nuk mund të ndodhë. Më tej, Duma theksoi se jemi pranë momentit për garën elektorale, teksa foli edhe për reformën zgjedhore dhe tryezën e zhvilluar një ditë më parë.

“Djegia e mandateve u legjitimua nga ndërkombëtarët”

“Pjesa konstruktive nuk duhet t’i mungojë opozitës. Ne kemi dalë nga sistemi për të ndërtuar sistemin. Shkon në kohezion me atë që kemi thënë. Të gjithë ne duam të shtrojmë rrugët e zgjidhjet. Ndërkombëtarët duhet të kuptonin shkaqet kryesore pse ne dogjëm mandatet. Çështja ishte përgjegjësia politike që merrnim ne me atë vendim dhe sot unë mendoj se ky hap i parë është legjitimuar si një kauzë e drejtë. Kjo u shfaq haptazi në raportin e OSBE/ODIHR dhe në 9 kushtet e Bundestagut. Sa i përket ndërgjegjësimit të palës ndërkombëtare, ne ja kemi arritur. Jemi në një tryezë. Nuk është e mundur sot që Kodi Zgjedhor. Ne na mungon konkurrenca në të gjitha sferat e jetës. E vetmja gjë që ne nuk theksojmë mjaftueshëm pas reformës zgjedhore, është ndëshkueshmëria. Nëse nuk jemi një shembull ndëshkueshmëria ndaj krimit elektoral, ne nuk arrijmë asgjë”.

Reforma zgjedhore të garantohet nga ndërkombëtarët

“Jam për një opozitë të fortë, një politik agresive. Ne vijmë pas disa muajsh proteste, rritje të demonstrimit, padyshim shkuam edhe më idenë që në 30 qershor nuk do të kishte çmenduri të tillë. Votimi me 20 e ca përqind të shqiptarëve e deklasoi veten. Ne kemi ardhur këtu me protesta që ka pasur sakrificë njerëzish. Këta njerëz që kanë protestuar deri sot, nuk mundet të mendojnë se kanë sakrifikuar vetëm për të shkruar disa dokumente. Nëse atëherë e kam thënë që trajektorja e protestës duhet të ketë trajektoren e alternativës, sot e them se pjesa e parë e dialogut për reformën zgjedhore duhet të vijojë me garanci absolute të ndërkombëtarëve. Këtu ne duhet të kërkojmë më shumë vëmendje. Kjo nuk është çështje ligji, por vullneti politik”.

Marrëveshje Rama-Basha?

“Është një nëse që duhet përjashtuar apriori. Nuk mund të ndodhë dhe s’duhet të ndodhë. Nga ana e tij, kryetari i PD e ka bërë të ditur se nuk ka një marrëveshje të tillë. Një marrëveshje e tillë fundi i Bashës? Unë mendoj se figurat politike, sido të kenë momentumin me vështirësinë e vetë, me arritjen e vetë, nëse janë qenie politike, dinë të qëndrojmë në politikë dhe të ndërtojnë fitoren e vetë. Jemi këtu për të bërë dy gjëra në këtë moment. Padyshim të rikonstruktojmë sistemin sepse kemi luftuar, nuk kemi thënë për të ardhur këtu për të marrë pushtetin. Për këtë ju them se na ndan shumë pak kohë nga momenti kur ne do të jemi në garën elektorale. Vërtetë po e ndërtojmë mundësinë dhe mundësinë do të rikthejmë në realitet”.

Zgjedhje para 2021-shit?

“Do të duhet të kishte domosdoshmërisht. Kjo nuk është shqetësuese të rrish dy vite jashtë Parlamentit. Unë nuk kam parë momentum më mediokër se parlamenti i atyre muajve”.

“Opozita në parlament nuk përfaqëson votën e shqiptarëve”

“Shumica e deputetëve të opozitës brenda parlamentit janë individ që nuk janë të votuar. Ne flasim këtu për votën e lirë. Këta janë pjesa që nuk përfaqëson votën e shqiptarëve, por rekomandimin e partisë. Nga ana tjetër, vendimmarrja e tyre për të qëndruar është e pagjykushme. Duhet të kemi parasysh kush është problemi më i madh në këtë moment dhe problemi më i madh në këtë moment është defaktorizimi i të gjithë shoqërisë dhe vetëm faktorizimi i parave të zeza. Gjithçka tjetër është çuarja e parave në 5 duar. Shqiptarët nuk kanë problem tjetër përveçse, sigurisë, mirëqenies dhe dy të drejta. Rudina Hajdarin është një individ që vjen nga një familje me një kontribut të gjatë në PD dhe unë kam thënë se cilido që vjen nga kushte të tilla, ndoshta do të dijë se çfarë të bëjë për të riparuar disa elementë. Nuk e kam parë asnjëherë ta bëjë këtë. Cilido që merr një vendim merr përgjegjësinë e vendimit. Për mua, në një parti të caktuar, element themelor është luajaliteti. Ne, si parti e madhe, duhet të sigurojmë votën edhe për ata njerëz që duhet të gjykohen apo jo. Për tej kësaj gjëje përgjegjësia është individuale”.

https://a2news.com/2019/09/25/propozimi-i-opozites-cfare-mendojne-ekspertet-e-zgjedhjeve/
https://a2news.com/2019/09/23/stina-e-re-politike-hajdari-marreveshja-me-ramen-fundi-politik-i-bashes/

A2 CNN Livestream

Dita jonë