Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Grida Duma: Ndërkombëtarët legjitimuan kauzën e PD, jemi pranë garës elektorale

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 12:44 | Politikë
Grida Duma: Ndërkombëtarët legjitimuan kauzën e PD, jemi

Për Grida Dumën gara elektorale nuk është larg, pavarësisht situatës aktuale në të cilën ndodhet vendi.

“Padyshim të rikonstruktojmë sistemin sepse kemi luftuar, nuk kemi thënë për të ardhur këtu për të marrë pushtetin. Për këtë ju them se na ndan shumë pak kohë nga momenti kur ne do të jemi në garën elektorale. Vërtetë po e ndërtojmë mundësinë dhe mundësinë do të rikthejmë në realitet”, tha Duma në “Dita Jonë”, ndërsa mohoi kategorikisht një marrëveshje të mundshme mes Bashës dhe Ramën.

Më tej, në Dita Jonë në A2, Duma theksoi se tashmë ndërkombëtarët kanë legjitimuar djegien e mandateve nga opozita.

“Ne kemi dalë nga sistemi për të ndërtuar sistemin dhe kjo shkon në kohezion me atë që kemi thënë. Ndërkombëtarët duhet të kuptonin shkaqet kryesore pse ne dogjëm mandatet. Çështja ishte përgjegjësia politike që merrnim ne me atë vendim dhe sot unë mendoj se ky hap i parë është legjitimuar si një kauzë e drejtë. Kjo u shfaq haptazi në raportin e OSBE/ODIHR dhe në 9 kushtet e Bundestagut. Sa i përket ndërgjegjësimit të palës ndërkombëtare, ne ia kemi arritur”, tha Grida Duma.

https://www.youtube.com/watch?v=3Kjz3yBrFy0

A2 CNN Livestream

Dita jonë