Katastrofë në Bolivi, zjarri në pyje vrau 2.3 milionë kafshë të egra

Katastrofë dhe në Bolivi. Mbi 2 milionë kafshë të egra, mes të cilëve jaguarë, puma dhe lama, kanë ngordhur në zjarret që po shkatërrojnë pyjet dhe savanën e këtij shteti.

Mediat lokale kanë shfaqur pamjet e kafshëve të ndryshme të karbonizuara në zonat e mbrojtura. Që prej gushtit zjarret kanë shkrumbuar 4 milionë hektarë pyje. Autoritetet kanë angazhuar 5 mijë zjarrfikës, disa helikopterë dhe dy superavionë për shuarjen e flakëve.

Ambientalistët akuzojnë presidentin Evo Morales, se me ligjet e tij ka nxitur zjarrvënien e qëllimshme në pyje për të zgjeruar prodhimin bujqësor. Ndërsa qeveria fajëson motin e thatë dhe erërat e forta. 

Shkarkoni aplikacionin e A2