Kërkoi favore seksuale, Prokuroria kërkon 4 vjet burg për gjyqtarin e Fierit

Roland Hysi, gjyqtari i Fierit i akuzuar për “korrupsion” duke kërkuar favore seksuale nga një qytetare, rrezikon një dënim me 4 vite burg. Prokuroria për Krimet e Rënda kërkoi këtë masë dënimi për Hysin, aktualisht i pezulluar nga detyra, i cili u denoncua përmes video-përgjimeve në një program investigativ televiziv në janar të këtij viti.

I pandehuri nuk ishte prezent gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare të prokurorisë. Prokurori Klodian Braho i tha gjykatës se rezultonte e provuar përmes pamjeve filmike autentike marrja e një ryshfeti 500 euro përgjyqtarin dhe kërkesa e tij për favore seksuale në këmbim të një vendimi gjyqësor në interes të një pale.

Për shkak se të gjykimit të shkurtuar masa e dënimit të kërkuar ulet me një të tretën. Për të u kërkua edhe një dënim plotësues, ai i heqjes së të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 3-vjeçare. Hysi u arrestua në muajin janar, pas denoncimit të skandalit. Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar disa herë kërkesën e tij për lirim nga qelitë e paraburgimit. 

Shkarkoni aplikacionin e A2