Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Lindi fëmijë, Gjykata nuk e lejon transgjinorin të regjistrohet si baba

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 22:22 | Bota
Lindi fëmijë, Gjykata nuk e lejon transgjinorin të regjistrohet

Një gjykatë në Mbretërinë e Bashkuar ka vendosur që një burrë i cili ka lindur një fëmijë, nuk mund të regjistrohet si baba.

Freddy McConnell, gazetar i “The Guardian”, dëshironte të njihej si babai i djalit që lindi vitin e kaluar, por i thanë se në certifikatën e lindjes do të shënohej si nëna e fëmijës. Pasi McConnell e çoi çështjen në gjykatë, Presidenti i Degës së Çështjeve Familjare në Gjykatën e Lartë Britanike, Andrew McFarlane, mori vendimin që konsiderohet si precedent historik, duke vendosur se McConnell ishte mamaja e foshnjës.

“Sot është e mundshme nga ana mjekësore dhe ligjore që një individ, i cili njihet ligjërisht si mashkull, të mbetet shtatzënë dhe të lindë”, tha Gjykatësi. “Por edhe pse gjinia e tij është “mashkull”, statusi prindëror, që buron nga roli biologjik i lindjes së një fëmije, është ai i nënës”.

McConnell, lindur si femër, nisi shndërrimin në mashkull kur ishte 22 vjeç. Në dokumente ai tashmë figuron mashkull. Por në vitin 2016, ndërpreu terapinë me testosterone dhe pasi mbeti shtatzënë me inseminim artificial, fëmija lindi në vitin 2018.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani