Merr fund ëndrra, Vllaznia e femrave eliminohet nga Champions

Vllaznia e femrave i dha fund ëndrrës së bukur europiane. Vajzat shkodrane nuk arritën të kualifikoheshin mes 16 më të mirave të Champions League.

Kuqeblutë u mundën edhe në takimin e dytë përballë skuadrës daneze të Fortuna Hjoring, këtë herë në shifrat 2 me 0.

Gjithsesi futbollistet e Vllaznisë treguan karakter dhe dolën nga turneu me kokën lart pas nivelit dhe performancës dinjitoze që në ndeshjet eliminatore.

Shkarkoni aplikacionin e A2