Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Ndahet nga jeta Jacques Chirac, ish-Presidenti i Francës

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 12:08 | Bota
Ndahet nga jeta Jacques Chirac, ish-Presidenti i Francës

Vdes në moshën 86-vjeçare ish-presidenti i Republikës franceze, Jacques Chirac, i cili shquhej për imazhin e njeriut të zakonshëm, por që vitet e fundit u njollos nga pretendimet për korrupsion.

Njoftimin e dha dhëndri i tij, sipas të cilit, ish-lideri u shua mëngjesin e së enjtes i rrethuar nga familjarët. Jacques Chirac, i cili ka shërbyer gjithashtu si kryebashkiak i Parisit, kryeministër dhe president i Këshillit Europian, ishte tërhequr prej disa vitesh nga jeta politike dhe ajo publike.

Ai jetonte me bashkëshorten Bernadette në shtëpinë e tij në Paris. Në vitin 2005 u godit nga ishemi dhe para se të largohej nga pallati i Elizesë u shtrua disa herë në spital.  Përgjatë dy mandatevë nga 1995 deri në 2007-ën, e përfshiu vendin në tregun e monedhës së përbashkët europiane.

Një prej reformave kryesore politike ishte reduktimi i mandatit presidencial nga 7 në 5 vjet. Chirac do të mbahet mend gjithashtu si kundërshtar i pushtimit të Irakut nga forcat amerikane në vitin 2003. Kjo lëvizje çoi në një pikë të ulët marrëdhëniet frano-amerikane, por Chirac tha në atë kohë se nuk kishte kthim pas. Ai kaloi nga Golizmi anti-europian drejt përkrahjes së një kushtetute të Bashkimit Europian, e cila u refuzua më pas nga votuesit francez. Gjatë mandatit të dytë popullariteti i tij ra ndjeshëm, dhe 2007 vetëm 1 në 5 franceze e mbështesnin presidencën e tij. Pasi i dha fund karrierës politike u përball me akuzat për korrupsion lidhur me kohën kur ishte kryebashkiak.

A2 CNN Livestream

Dita jonë