Nga Maratona e Bostonit, tek Liqeni Artificial i Tiranës

Në emisionin Dita Jonë në A2 mëngjesin e kësaj të enjte erdhi historia e vajzës së parë amerikane që mori pjesë në një maratonë vrapi.

Gazetari Blendi Salaj sjell përmes një interviste ekskluzive rrëfimin e 70 vjeçares Kathrine Switzer e cila në vitin 1967 u bë e para femër që regjistrohej në Maratonën e Bostoni, një garë kjo që ishte themeluar 70 vjet përpara këtij viti dhe që deri atëherë merrnin pjesë vetëm meshkujt.

Katherinë Switzer tregon momentet e paharrueshme të kësaj ngjarje që u shënua në histori, reagimet dhe krijimin e klubit të vrapit sportiv për vajza “261 pa frikë”, i cili tashmë ka dhe degën e tij në Tiranë.

Shkarkoni aplikacionin e A2