Një i arrestuar për plagosjen në Yzberisht, një tjetër, në kërkim

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmjes së të mërkurës në zonën e Yzberishtit ku si pasojë e përshkallëzimit të një konflikti me armë zjarri mbeti i plagosur një 24 vjeçar.

Efektivët arrestuan 24-vjeçarin I.A. dhe shpallën në kërkim shtetasin F.A. për plagosjen e D.V. Gjatë operacionit u sekuestruan në banesën e një prej të dyshuarve dhe dy armë të ftohta.

3 personat u konfliktuan mes tyre rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit dhe një prej tyre ka nxjerrë pistoletën duke plagosur në dorë 24-vjeçarin D.V. i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkarkoni aplikacionin e A2