Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama kundër reformës me të huaj: PD nuk ka kuptuar gjë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 14:06 | Politikë
Rama kundër reformës me të huaj: PD nuk ka kuptuar gjë

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edi Rama i thotë jo propozimit të demokratëve për të kaluar reformën zgjedhore në duart e një strukture të posaçme drejtuar nga ndërkombëtarët.

“Një strukturë ndërkombëtare, ndërmjetës ndërkombëtarë dhe përkthyes në gjuhë të huaj për t’u marrë vesh mes shqiptarëve, unë nuk ka për të pranuar asnjëherë”, tha Rama.

Reforma zgjedhore do të ndahet në dy faza, sqaron kryeministri. Fillimisht miratimi i rekomandimeve të ODIHR e më pas kalimi te çështjet e nxehta si sistemi, administrimi zgjedhor apo dhe votat e emigrantëve.

“T’i japim kohë vetës që të diskutojmë për të gjitha aspektet e tjera dhe të dëgjojmë me respekt të gjitha kontributet, të gjitha idetë. Ne jemi partia e shumicës. Kemi edhe ne idetë tona”.

Rama është optimist që dhe kushti tjetër i Bundestagut për uljen në tryezën e negociatave të anëtarësimit, Gjykata Kushtetuese dhe e lartë funksionale, do të realizohet shpejt. Por jo gjithçka varet nga qeveria.

“Është një përgjegjësi edhe e ndërkombëtarëve që monitorojnë reformën në drejtësi, pasi Vettingun nuk e bën qeveria ritmin e Vettingut nuk e përcakton qeveria. Kush del jashtë sistemit nuk është vullneti i qeverisë, por është vullneti i monitoruar nga ndërkombëtarët. Ndërkohë që, për pjesën tjetër na duhet Parlamenti dhe kaq”, tha Kryeministri.

Rama ndodhet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB dhe sipas tij, ka dhe një mesash përtej fotos zyrtare me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe natyrisht që të dëgjosh nga Trump që ‘Albania is doing pretty good’, është kënaqësi”, tha Rama.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli