Rama takon Reeker dhe Palmer: Mbështetës të palëkundur të reformave në Shqipëri – A2

Rama takon Reeker dhe Palmer: Mbështetës të palëkundur të reformave në Shqipëri

70813801 10157018276071523 7966065793114832896 n 1 600x338

Kryeministri Edi Rama është takuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Philip Reeker, dhe të Dërguarin Special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer.

“Dy miq të kahershëm të Shqipërisë e të shqiptarëve, njohës të sprovuar të çështjeve ballkanike dhe mbështetës të palëkundur të reformave demokratizuese në Shqipëri, e të rrugëtimit të vendit tonë drejt anëtarësimit nē Bashkimin Europian”, shkroi Kryeministri në një postim në Facebook.

Më herët, ai postoi edhe një fotografi me Presidentin e Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brente, ish-ministër i Jashtëm i Norvegjisë. “Përveç bashkëpunimit dhe miqësisë, na lidh edhe përdorimi i atleteve në kostumin zyrtar”, shkroi Rama.

Rama me Borge Brente