Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rikthehet Judy Garland, Zellweger portretizon ikonën e kinemasë

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 14:35 | Showbiz
Rikthehet Judy Garland, Zellweger portretizon ikonën e kinemasë

Si mund ta interpretosh një ikonë si Judy Garland? Për Renée Zellweger, të hyje nën lëkurën e saj ishte si të bije në dashuri. Zellweger ka marrë vlerësime shumë pozitive nga kritika për portretizimin që i ka bërë Garland në filmin “Judy”, dhe kompanitë e basteve parashikojnë një kandidim të 4 për Oscar.

Aktorja iu nënshtrua për një vit leksioneve për zërin dhe punoi me një koreograf për të përvetësuar mënyrën e sjelljes së Garland në vitin e fundit të jetës.

“Ndeza muzikën dhe fillova të gërmoj për libra. Kontrolloja çdo ditë në internet duke u përpjekur të përthith gjithçka që mund të gjeja. Kisha rënë në dashuri dhe bëhesha gjithnjë e më e etur për informacion”, deklaroi aktorja.

“Judy” fokusohet në periudhën kur Garland luftonte kundë varësisë ndaj alkoolit, drogës me recetë dhe financave të rënduara gjatë një udhëtimi në Londër në vitin 1968, për nje seri koncertesh. Protagonistja e ‘Magjistarit të Ozit’ vdiq në moshën 47-vjeçare si pasojë e një mbidoze aksidentale ilaçesh, në 1969-tën. 

“Kur e kupton se çfarë kishte qenë në gjendje të kalonte ajo, për të vijuar performancat për audiencën e për t’u lidhur me njerëzit, arrin të perceptosh realisht se sa e jashtëzakonshme ishte”, shtoi Zellweger.

A2 CNN Livestream

Dita jonë