SHÇBA arreston dy efektivë policie për kultivim narkotikësh

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat njofton se në 48 orët e fundit, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka vënë në pranga 2 punonjës policie dhe 6 persona të tjerë, të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe shpërdorim detyre.

Gjatë operacionit të koduar “Kopshti i Skacajve” u vu në pranga inspektori i policisë së Kukësit R.C. 58 vjeç dhe kryeplaku i fshatit Piskë dhe një banor i zonës. Arrestimi i tyre erdhi pas gjetjes së një plantacioni me lëndë narkotike në komunën Mal Zi në Kukës. Efektivi i policisë dhe kryeplaku dyshohet se kanë lejuar dhe garantuar autorët e dyshuar të kryejnë këtë veprimtari të kundraligjshme.

Në operacionin e dytë, të koduar “Gjerbës”, SHÇBA arrestoi inspektorin e policisë L.Xh në Mallakastër, për të cilin ishte caktuar masa arrest me burg për shpërdorim detyre dhe kultivim i bimëve narkotike.

Shkarkoni aplikacionin e A2