“Skandali” me Trump, reagon Zelensky: Disa biseda më mirë të mos publikohen

Ish komediani pa eksperiencë politike Volodymyr Zelensky, mori frerët e Ukrainës pak muaj më parë, me premtimin se do ishte një udhëheqës ndryshe, më pranë popullit dhe kundër korrupsionit. Por shumë shpejt e gjeti veten në mesin e një stuhie politike, e cila kërcënon t’i kushtojë postin presidentit amerikan.

 Dy udhëheqësit u takuan të mërkurën, në kuadër të asamblesë së Kombeve të Bashkuara dhe u përpoqën të zhdramatizonin situatën. ”Është më mirë të jemi në televizion sesa në telefon”, tha Zelensky. Ndërsa Trump u shpreh se nuk ishte ai që e kishte bërë të famshëm presidentin ukrainas, por e kundërta.

Më vonë në një prononcim, ish komediani deklaroi se nuk e kishte menduar që do të publikohej edhe pjesa e tij e bisedës telefonike.

“Askush nuk mund të më bëjë mua presion. Kushdo mund të thotë çfarë të dojë, jeni të mirëpritur. Unë jam i hapur. Ata publikuan transkriptimin, madje edhe pjesën time të bisedës. Le ta bëjnë. Edhe pse mendoj se personalisht, ndonjëherë, disa gjëra si për shembull telefonatat mes krerëve të shteteve nuk kanë pse të bëhen publike. Janë në mes çështje gjeopolitike,  plane et. Megjithatë nuk e kam problem”, deklaroi Zelensky.

Shkarkoni aplikacionin e A2