Transportonte 24 shtetas të huaj, arrestohet 26-vjeçari

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar i cili po transportonte 24 shtetas nga vendet e Lindjes së Mesme drejt Evropës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.D., banues në Tiranë. Ai u kap nga patrulla e Policisë Rrugore dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në fshatin Memëlisht.

Nga ana e Policisë, po punohet për vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe për bashkëpunëtorë të tjerë, të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.

Shkarkoni aplikacionin e A2