Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vakanca në Gjykatën e Lartë, Llagami: Aplikoni, ky është një moment historik

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 11:55 | Aktualitet
Vakanca në Gjykatën e Lartë, Llagami: Aplikoni, ky

Drejtuesja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, përsëriti thirrjen për aplikantë për një vend vakant në Gjykatën e Lartë.

"Ky është një moment historik", tha Llagami, duke ftuar gjyqtarët të aplikojnë. Vakanca në fjalë është krijuar pas shkarkimit të Xhezair Zaganjorit nga procesi i Vettingut.

Në të njëjtën mbledhje, KLGJ miratoi emrin e anëtarit Medi Bici si anëtar e drejtues i Komisionit për Mbrojtjen e Gjyqtarëve për një mandat 2-vjeçar, komision që vlerëson rastet kur gjyqtarëve të caktuar u nevojitet mbrojtje fizike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë