
Erion Veliaj ka pranuar mungesat me ujin e pijshëm në Tiranë duke i shpjeguar ato me rrëshqitjet e dherave.
Gjatë një
takimi për qeverisjen vendore, Veliaj anashkaloi komentet për problemet që
janë sot në Tiranë dhe zgjodhi të sulmonte opozitën dhe qëndrimin e saj gjatë
tryezës për reformën zgjedhore.
“Kemi parti që lozin me “ika unë nga
tavolina, erdha unë në tavolinë, më fal për shprehjen por vetëm për b***n e
tyre. Shqipëria kalon tërmetin dhe ata diskutojnë ku është pushteti im, ku është
mandati im, ku është posti im, ku është ministria ime. Dhe t’i thua jemi dy
popullsi të ndryshme se nuk ka mundësi. Një pjesë shkojnë në terren dhe ndërmarrin
akte normative për t’iu ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti dhe një
pjesë tjetër që çohet dhe ulet nga tavolina “ku është pushteti im”. Ka ardhur
koha për një tërmet në mentalitetin tonë”, u shpreh Erion Veliaj.