Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Votimi “pro” për negociatat, Meta falënderon Gjermaninë: Tani, urgjent të plotësojmë 9 kushtet

Nga A2 CNN
26 Shtator 2019, 22:32 | Politikë
Votimi “pro” për negociatat, Meta falënderon

Presidenti Ilir Meta falënderoi deputetët gjermanë për votimin “pro” çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një postim në Facebook, Meta falënderoi veçanërisht grupin e shumicës në Bundestag, CDU/CSU. “Tani urgjent të punohet për zgjidhjen e shpejtë të krizës së rëndë politike dhe plotësimin e 9 kritereve të qarta! Po të ishin dëgjuar këshillat e tyre në kohë, sot do të kishim marrë një vendim pa kushte ashtu si Maqedonia e Veriut. Reflektim serioz për t’i dhënë Shqipërisë një mundësi reale, jo imagjinare! Urime Maqedonisë së Veriut!”, shkroi Presidenti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli