Zgjidhet misteri, orën e çmuar e ish-Ajaksit Dolberg e kishte vjedhur “shpresa” e ekipit

Një përfundim i papritur erdhi në çështjen e vjedhjes së orës të ish sulmuesit të Ajaksit, Kasper Dolberg, në dhomën e zhveshjes të ekipit e tij të ri, Nica.

Sulmuesi danez kishte kërcënuar që nuk do të luante më pa marrë sërish orën me vlerë 70 mijë euro, por me sa duket tani mund të rikthehet i qetë në fushë, sepse objekti i çmuar u gjet.

Lamine Diaby-Fadiga është një nga talentet më interesante të Nicës

Por me sa duket skandali, në vend që të shuhet po bëhet gjithmonë më i sikletshëm për drejtuesit e klubit francez. Autori i vjedhjes me sa thonë mediat franceze është pikasur jo në një punëtor të rastësishëm, por në një shok ekipi të Dolberg, talenti 16-vjeçar Lamine Diaby-Fadiga.

Sulmuesi jo vetëm është pjesë e përfaqësueses franceze Under 18, por trajneri i Nicës Viera i ka dhënë disa herë besimin për të luajtur 7 herë me ekipin e parë në kampionat sezonin e kaluar.

Për Gazetën L’Equipe ndaj sulmuesit të ri mund të merret edhe vendimi i prerë i  largimit të menjëhershëm nga ekipi.   

Ende nuk bëhen të ditura arsyet e një vendimi kaq të çmendur, që rrezikon t´i presë çdo mundësi suksesi djalit të talentuar.

Shkarkoni aplikacionin e A2