Zjarr në një fabrikë kimike në Francë, rrezikohet ndotja e Senës – A2

Zjarr në një fabrikë kimike në Francë, rrezikohet ndotja e Senës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një fabrikë kimike në qytetin e Rouen në Francë që merrej me prodhimin lëndëve që iu shtohen lubrifikantëve.

Zjarri ka shkaktuar një re të madhe tymi që është përhapur në të gjithë qytetin dhe shpërthime të fuqishme dëgjohen herë pas here nga kapanonet. Mbi 130 zjarrfikës janë angazhuar për fikjen e këtij zjarri që shpërtheu që pasditen e së mërkurës, por ai nuk është vënë ende nën kontroll për shkak edhe të lëndëve kimike që ndodhen brenda në fabrikë.

Media lokale raportojnë se situata është alarmante dhe se kjo ngjarje mund të lerë pasoja dhe në lumin e Senës pasi uji i përdorur për fikjen e zjarrit, i përzierë me lëndët kimike do të derdhet pikërisht aty.

Autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve të 13 komunave të qëndrojnë në shtëpia dhe për këtë arsye është krijuar një perimetër sigurie rreth 500 metra nga zona ku ka rënë zjarri.

Shkarkoni aplikacionin e A2